E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet: Topi të rishikojë kandidaturat për Gjykatat

TIRANË- Komisioni i Ligjeve, në mbledhjen e sotme diskutoi për të kandidaturat për Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe doli në përfundimit se disa prej tyre nuk i plotësojnë kriteret. Prandaj ky komision i kërkoi edhe njëherë Presidentit Topi të rishikojë kandidaturat e zgjedhura.

Për sa i përket kandidaturave të propozuara për Gjykatën e Lartë, Komisioni i Ligjeve ka pranuar 2 nga tre emrat e propozuar. Ata janë Shkëlzen Selimi e Edmond Islami ndërsa është rrëzuar kandidatja Manjola Bejleri.

Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese ka pranuar kandidaturën e gjyqtarit Fatmir Hoxha. Komisioni i Ligjeve ka kërkuar që këto kandidatura të votohen në Kuvend.

Sipas komisionit duhen rishikuar kandidaturat që nuk plotësojnë kriteret.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›