E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Kosoves

Reagimet e qytetareve te Kosoves ndaj vrasjes se dy ushtareve amerikane dhe plagosjes se dy te tjereve ne Aeroportin e Frankfurtit nga nje i ri per te cilin thuhet se eshte me origjine nga Kosova kane qene dhe vazhdojne te jene mjaft te ashpra dhe emocionale.

Por keto reagime te qytetareve te cilat po regjistrohen drejtperdrejt qofte nga mediat ne Kosove qofte ne forumet e ndryshme mediale njohesit e rrethanave shoqerore dhe psikologjike i vleresojne si nje shprehje e fuqishme e lidhjeve emocionale qe ekzistojne te shqiptaret e Kosoves per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Sociologu Shemsi Recica profesor ne Universitetin e Prishtines ne nje prononcim per radion Evropa e Lire thekson se ngjarja ne Aeroportin e Frankfurtit ka shkaktuar efekte shokuese te qytetaret e Kosoves te cilet sipas tij e kane perjetuar shume rende kete ngjarje.

Kjo eshte perjetuar rende sidomos per faktin se autori dorasi i ketyre vrasjeve humbjeve tragjike te jeteve te dy ushtareve amerikane dhe plagosjes se dy te tjereve eshte veper e nje shqiptari te Kosoves. E kane gjykuar te gjithe shqiptaret e Kosoves por edhe jashte saj. Ne menyre hipotetike ne qofte se thuhet po te kishte ndodhur nje vrasje ne radhet e nje ushtrie shqiptare fjala vjen nuk do te perjetohej kaq tragjikisht dhe nuk do te reagohej kaq fuqishem - thote Recica.

Nderkaq psikologu Dashamir Berxulli po ashtu profesor ne Universitetin e Prishtines e sheh te natyrshem shperthimin emocional ne reagimet e qytetareve ndaj sic thuhet tragjedise se skajshme ne Aeroportin e Frankfurtit.

Sipas tij ne reagimet e qytetareve verehet denimi i ashper ndaj vepres se dorasit te quajtur Arid Uka ne cfaredo rrethane e aq me teper nese dyshohet se motivet permbajne radikalizem fetar.

Emocioni i dhembjes eshte i padiskutueshem. Kur nje anetar i kombit mik e peson dhembja eshte nje pjese e kesaj panorame emocionale qe shprehin njerezit. Por nga ana tjeter kemi edhe ndjenjen e revoltes. Keto ngjarje qe behen ne emer te fese te cilat behen ne emer te elementeve qe nuk na perfaqesojne ne si shqiptare dhe popullin e Kosoves ne teresi atehere njerezit protestojne sepse distancohen nga ky lloj imazhi dhe nga ky lloj perceptimi qe njerezit mund tiu japin atyre. Nga ana tjeter ata thjesht shprehin mospajtimin e tyre me aktin sepse populli shqiptar nuk eshte i dhunshem e aq me pak te beje vrasje te ketij niveli sic ndodhi - vlereson Berxulli per radion Evropa e Lire.

Ndryshe sociologu Recica reagimet e qytetareve te Kosoves te cilet ne mjaft raste skajshem kane shprehur zemerimin dhe revolten e tyre i arsyeton per shkak te sic thote ai motiveve te tyre legjitime.

E para shqiptaret ne pergjithesi dhe vecanerisht shqiptaret e Kosoves duke qene nje pjese e madhe e tyre myslimane me perkatesi fetare ata jane shume te ndjeshem ndaj fundamentalizmit islamik. Ne cdo rast dhe ne cdo moment ata deshirojne qe te distancohen prej fundamentalizmit islamik. Dhe e dyta sic dihet liria dhe pavaresia e Kosoves lidhet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje aleat i madh dhe i fuqishem do te thosha vendimtar per pavaresine e Kosoves - thekson Recica.

Sidoqofte psikologu Berxulli vlereson se e gjithe dhembja revolta dhe zemerimi i qytetareve te Kosoves i shprehur ne reagime konfirmon edhe nje segment tjeter te orientimit te shqiptareve ne pergjithesi.

Kemi edhe nje konfirmim tjeter te rendesishem qe shqiptaret ne radhe te pare kane kombin dhe elementi fetar nuk mund te jete asnjehere perpara atij kombetar. Si i tille nese ne emer te fese dhe elementeve fetare do te behen veprime te tilla qe e demtojne imazhin ne pergjithesi te Kosoves dhe shqiptareve realisht ndryshojne edhe perceptimin e njerezve. Atehere njerezit nuk jane dakord me te dhe e shprehin ne menyre emocionale sepse imazhi i Kosoves duhet te jete i drejte dhe i paster ashtu sic eshte nje popull jo i dhunshem eshte popull qe respekton kombet e tjera dhe i ruan miqesite e veta ne te cilat ka investuar shume vite - perfundon Berxulli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›