E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Itali Gjovalin Karraj kerkohej per vrasje ne 98-n

Me shume se nje dekade ne kerkim policor nderkombetar ndersa arrestimi i tij ka ardhur dy dite me pare fale nje operacioni te policise italiane. Gjovalin Karraj vjec 32 nga Mirdita eshte kapur si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Romen me qellim ekstradimi drejt vendit tone. Lajmi eshte konfirmuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sipas se ciles 32-vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Mirdites me vendimin nr. 49ne 25 shtator te vitit 1998 e ka denuar me 18 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje. Sipas te dhenave te policise mesohet se Gjovalin Karraj ka vrare me arme zjarri tip karabine nje te afermin e tij prane nje stacioni autobusi pas nje sherri e siper ne ate kohe. Qe prej asaj kohe i dyshuari per vrasje ka mundur ti shmanget policise per tu kapur dy dite me pare ne shtetin fqinj. Arrestimi me qellim ekstradimi i shtetasit Gjovalin Karraj eshte kryer ne 3 mars ne Gubbio Perugia fale shkembimit te informacionit ndermjet Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me Interpol Romen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›