Atentati ndaj Trump, republikanët akuzojnë Biden: Nxiti sulmin

Një grup ligjvënësish republikanë po fajësojnë presidentin amerikan Joe Biden, duke pretenduar se retorika e tij e fushatës çoi në tentativën për vrasjen e Donald Trump.
Që nga e diela, gati një duzinë ligjvënës kanë drejtuar gishtin drejt Biden dhe demokratëve për të shtënat në mitingun e ish-presidentit në Butler, Pensilvani.
Biden dënoi sulmin dhe u bëri thirrje amerikanëve të denoncojnë një dhunë të tillë. Të dielën, ai urdhëroi një rishikim të sigurisë në tubim.
Pas atentatit, referenca specifike për “Trump në objektiv” më pak se një javë më parë, ka bërë që disa republikanë t’ia vënë barrën e të shtënave pjesërisht Biden.
Senatorja Marsha Blackburn, një republikane nga Tenesi, gjithashtu iu referua komentit të Biden në postimet në mediat sociale.
“Vetëm ditë më parë, Biden tha ‘është koha për të vënë Trump në objektiv. Sot, pati një atentat kundër Presidentit Trump,” shkroi ajo.
Republikanët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve postuan në mediat sociale në përgjigje të deklaratës të Biden.
“Presidenti Trump fjalë për fjalë u vu në shënjestër pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, bëri thirrje që ai të vihej në shënjestër”, tha Blackburn./ BBC
/rtsh.al/