E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

Për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënim të përjetshëm të Redjan Rrajës.

Pretenca u lexua sot nga Prokuroria e Posaçme dhe kjo e fundit për personin tjetër të përfshirë, Arjol Halilajn kërkoi 35 vjet heqje lirie.

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhi në vitin 2019, ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku.

Në makinë bashkë me përfaqësuesin e akuzës, Ndoja ishte edhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›