E Enjte, 5 Nëntor 2026

Plagoset rëndë çiklisti, automjeti e përplas dhe largohet nga vendngjarja

Një tjetër aksident është shënuar këtë të mërkurë, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një biçiklete.

Mësohet se në zonën e quajtur ‘Ura Presës’ një mjet i pa identifikuar ka aksidentuar një çiklist dhe më pas është larguar.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si, Anton Curraku, i cili është dërguar në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lezhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›