Atentati në Rinas/ Policia kërkon informacion nga Spanja për Danin, 80 gëzhoja në vendngjarje

Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës informacion për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë. Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare.
Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës informacion për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë. Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë. Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët. Deri tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimuci min. Janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit. Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerr se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 1 prej të cilit në kokë. Ndërkohë, Komisariati i Rinasit është pjesë e Policisë Kufitare dhe ka për detyrë të mbikëqyrë vetëm territorin brenda aeroportit. Përtej rrethimit të aeroportit, ai nuk ka juridiksion. Zona jashtë tij mbulohet nga Komisariati i Vorës, i cili shpërndanë shërbimet sipas nevojës.
Automjeti ku ishte viktima dhe i plagosuri është hapur një ditë më pas në pjesën e bagazhit, pasi ishte bllokuar. Megjithatë, brenda saj nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulon se edhe makina e përdorur nga autorët në krim, është vjedhur po ashtu në Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po në Greqi në 2024-ën, dhe ishin të mbivendosura.