E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Tiranë dhe Lezhë, Berisha: Ne do e çlirojmë vendin nga banditët dhe vrasësit

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, duke iu prezantuar programin e ASHM.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek dy ngjarjet e rënda që tronditën Tiranën dhe Lezhën ditën e djeshme.

Ai tha se PD-ja do e çlirojë vendin nga banditët dhe vrasësit.

Berisha: Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të Krujës, pavarësisht nga bindjet politike, nuk është çështja për PD-në këtu apo për ndonjë parti tjetër, çështja është në radhë të parë për xhepin tënd, për pensionin tënd, për rrogën tënde, për biznesin tënd.

Krujës i premtoj investimet më serioze, me ujësjellësin, në lidhjen me Tiranën, në zonat turistike të cilat nuk arrihen dot. I premtoj çlirimin e çdo centimetri katror të këtij vendi nga banditët, nga vrasësit, nga gjobëvënësit.

Ju e morët vesh, nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar.

Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist.

Ne do bëjmë ligjin!

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›