Rama nga Lezha: Sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, ishte ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku.
Ai tha se sot Shqipëria ka ndryshuar falë PS dhe kjo duket nga pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje.
Rama theksoi se ndryshe nga disa vite më parë sot gratë dhe vajzat nuk janë më pas dere, por janë pjesë e vendimmarrjes.
“E vërtetë është që Shqipëria është grua Europa është grua, edhe në Lezhë më shumë gra ka, përveç Kurbinit që është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër pa vetëm me nëj grua. Ju falenderoj shumë për këtë pamje të bukur, por këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë qysh kur unë erdha në krye të PS, dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e pamigjinueshme që PS dhe kur nuk e bënte dot PS të tjerët as nuk llogariten fare të kishte një prani të tillë grash. Kur e kemi nisur këtë rrugëtim kur u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizitat e para nëpër organizata kishte zona të tëra ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë më thoshin s’ka gra kënej. Dhe unë që nuk duroja u thosha po juve kush ju ka pjellë mor burra. Edhe kështu hap pas hapi ne arritëm të bëjmë diçka që në këndvështrimin tim është historike. Ka shumë arsye për të qenë krënar për këtë që kei bërë sëbashku për PS. Arsyeja më e madhe e krenarisë time është fakti që sot gratë dhe vajzat nuk jan më mbas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjesë e jetës s ë përditshme të PS”, tha Rama.