Atentati në Tiranë, ende asnjë autor. 36-vjeçari i plagosur ene në gjendje të rë ndë
Mbrëmja e djeshme ka shënuar atentatin e radhës në Tiranë. Në qendër të kryeqytetit, në zonën e ish-bllokut, një ndër zonat më të populluara, një person ka qëlluar disa herë në drejtim të shënjestrës së tij, që ndodhej në një pikë bastesh sportive, por i ka marrë jetën një punonjëseje të këtij biznesi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të hënës. Autori kishte shënjestruar 36-vjeçarin Elton Fusha, që mësohet se kishte marrë prej disa kohësh me qera lokalin ku ndodhi ngjarja por plumbat kanë kapur shtetasen Majlinda hoxha, 28 vjeçe e punësuar në këtë lokal.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë Elton Fusha, është qëlluar me armë zjarri pistoletë ndërsa ishte ulur në një tavolinë sëbashku me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha. Për pasojë është plagosur Elton Fusha 36 vjec, lindur dhe banues në Tiranë ndërsa ka gjetur vdekjen 28-vjeçarja Majlinda Hoxha. Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja armë zjarri kalibër 9 mm, 3 predha plumbi.
Policia bëri të ditur se viktima kishte marrë 3 plumba që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se autor i ngjarjes është një person i vetëm i cili është larguar menjeherë pas atentatit. Policia ka shoqeruar disa persona që ndodheshin në lokal në momentin e krimit si dhe kalimtarë që mund të kenë parë skenën kur autori ka qëlluar në drejtim të objektivit të tij, apo mund ta idetifikojnë atë.
Ndërkaq burime të policisë bëjnë me dije se objektivi i këtij atentati ka precedent të mëparshëm penal. Ai është akuzuar për një plagosje të ndodhur në vitin 2009 në një lokal në zonën e liqenit artificial, ndërsa ka pasur edhe disa debate kohët e fundit në lidhje me biznesin e tij. Ngjarja e 2009 si dhe konfliktet e fundit janë ndër pistat që po hetohen nga policia për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Kjo ngjarja i shtohet zinxhirit të disa atentateve që kanë tronditur kryeqytetin ditët e fundit, duke shtuar dosjet e krimeve të pazbardhura. Edhe kësaj here autori ka arritur të largohet pa lënë asnjë gjurmë.