E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji Ndrecën, Prokuroria kërkon 4 vjet burg për Perikli Shqevin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vjet burg për ish- të përndjekurin politik Perikli Shqevi.

Në seancën e sotme gjyqësore prokurori I çështjes ka dhënë pretencën duke e akuzuar Shqevin për plagosjen e rëndë me dashje të shokut të tij, Gjergj Ndreca.

Pas dhënies së pretencës, ka reaguar edhe ish i përndjekuri politik Skënder Tufa i cili e ka cilësuar si absurde kërkesën e Prokurorisë duke shtuar se kjo është një goditje për grevistët.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, një grup të përndjekurish politikë ndërmorën një grevë urie për të fituar të drejtat e tyre. Por me kalimin e kohës brenda çadrës së grevës u shënuan edhe disa incidente, siç ishte ai i aktit të djegies të Gjergj Ndrecës, për të cilin akuzohet miku i tij, Shqevi, se ishte ai personi që i vuri flakën.

Por gjatë kësaj greve edhe ish-i përndjekuri tjetër, Lirak Bejko, i vuri flakën vetes, çka rezultoi fatale për jetën e tij.

Ndërkohë gjykata ka vendosur që në 24 shtator të japë edhe vendimin për Perikli Shqevin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›