E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati në qendër të Shijakut, vdes njëri prej të plagosurve

vrasje_pisoletëVdes 36-vjecari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Shijak.

Viktima Ervin Kërtalla ndërroi jetë në spitalin rajonal, ku vijon të jetë i shtruar dhe shtetasi me iniciale D.V

Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 në Shijak, ndërkohë që nga hetimet paraprake policia bën me dije se dyshohet se shtetasit Ervin Kërtalla dhe D.V të kenë qenë objektiv i ndonjë atentati.

Ende nuk dihen autorët, ndërkohë që vijon puna hetimore për identifikim dhe kapjen e autorëve. /A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›