E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 27-vjeçarja sulmohet me acid në fytyrë

policiaNjë vajzë ka rënë pre e një sulmi me acid paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, ku 27 vjeçarja Vilma Dule është sulmuar me acid në fytyrë dhe trup. Menjeherë ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton “Ora News”.

27 vjeçarja ka plagë nga djegia me acid në fytyrë, krahë dhe gjoks.

Vajza e identifikuar si Vilma Dule, punon si administratore e një Call-Center në Tiranë, dhe në momentin e sulmit ka qenë nën shoqërinë e kushërirës së saj.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit. Nga ana e bluve po punohet paralelisht për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›