E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati tragjik në Sarandë / Kontrolle te banesa e Ervis Lamajt në Kamëz / Asnjë gjurmë nga autorët

Policia e Tiranës, ajo e Vlorës dhe Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle që në orët e para të mëngjesit në zonën e Kamzës, ndërsa mbi 20 kontrolle janë kryer edhe në Sarandë.

Në Kamëz është bastisur banesa e Ervis Lamajt, i cili nuk është gjetur në banesë. Lamaj përflitet si kreu i një grupi kriminal me bazë në Kamëz, i cili dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale zinxhir në Sarandë.

Hetuesit ende nuk kanë të dhëna për drejtimin në të cilin janë larguar autorët. Deri më tani nuk janë gjetur as motori dhe as armët e përdorura në krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›