E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentatori i Bengazit vritet në Kajro

jë person i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj konsullatës amerikane në Bengazi muajin e kaluar është vrarë në kryeqytetin egjiptian Kajro.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave personi mbeti i vrarë pasi shkëmbeu zjarr me agjentët e sigurisë në lagjen periferike Madinet Nasr. Autoritetet e identifikuan të dyshuarin vetëm me emrin Hazem.

Sipas autoriteteve egjiptiane, i dyshuari ishte bllokuar në një apartament në lagjen Madinet Nasr të mërkurën. Ai hodhi një bombë ndaj forcave të sigurisë, por ajo u kthye në apartamentin e tij.

Një nga opsionet është që i dyshuar ishte duke u përpjekur të shkonte në gadishullin e Sinait, që është bërë një magnet për militantët nga mbarë rajoni i Lindjes së Mesme.

Katër shtetas amerikanë, mes të cilëve ambasadori Christopher Stevens, mbetën të vrarë nga sulmi ndaj konsullatës në Bengazi, që erdhi si pasojë e filmit anti-Islam.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›