Athina: Ngjarja n Himar cnon raportet

Lidhur me ngjarjen në Himarë, ku një i ri u shtyp me makinë pasi foli greqisht, ka reaguar me tone kritike Athina zyrtare.
Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme greke ka nënvizuar se ngjarje të tilla cënojnë raportet mes dy vendeve dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.
“Ngjarje si këto dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe. Autorët e saj duhet të dënohen”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Për shkak të ngjarjes banorët e Himarës bllokuan për rreth 14 orë rrugën që e lidh atë me qytetin e Vlorës, e cila u hap paraditen e sotme pas ndërhyrjes së policisë.