E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vijon lobimin për Kosovën në vendet arabe

Tiranë, 10 gusht - Gjatë vizitës zyrtare në Bejrut, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i Libanit, Michael Sulejmani.

Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime mbi mundësitë e mëdha të intensifikimit të
marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes reciprok.

Meta dhe Sulejmani kanë rënë dakord për rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor të
marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim nxitjen e tyre dhe nënshkrimin e shpejtë të
disa marrëveshjeve që janë në proces.

Dy burrështetasit kanë shkëmbyer mendime edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Meta e njohu presidentin libanez me politikën paqësore dhe
konstruktive të Shqipërisë, si dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fokus të veçantë pas opinionit të GJND-së.

Meta ka theksuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe ka kërkuar nga presidenti i Libanit që vendi i tij të konsiderojë njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës.

Presidenti Sulejmani, nga ana e tij, ka vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të hapjes ndaj rajoneve të tjera, veçanërisht atyre fqinj si Lindja e Mesme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›