E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina: Vrasja në Himarë cenon raportet

Athinë, 13 gusht - Lidhur me ngjarjen në Himarë, ku një i ri u shtyp me makinë pasi kishte folur greqisht, ka reaguar me tone kritike Athina zyrtare.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme greke ka nënvizuar se ngjarje të tilla cenojnë raportet mes dy vendeve dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.

“Ngjarje si këto dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe. Autorët e saj duhet të dënohen”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Për shkak të ngjarjes, banorët e Himarës bllokuan për rreth 14 orë rrugën që e lidh atë me qytetin e Vlorës, e cila u hap paraditen e sotme pas ndërhyrjes së policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›