E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepeshkopi Janullatos fton për gjakftohtësi

Himarë, 13 gusht - Pas aksidentit që i shkaktoi vdekjen e 35-vjeçarit himarjot, ka reaguar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, duke ngushëlluar familjen për humbjen e të afërmit të tyre.
Më tej kryepeshkopi ka bërë thirrje për gjakftohtësi nga ana e banorëve të Himarës, të cilët në shenjë proteste për vrasjen e 35-vjecarit Aristotel Guma kanë bllokuar aksin Vlorë-Himarë, duke shkaktuar radhë kilometrike. Kryepeshkopi ka kërkuar që drejtësia të hetojë për këtë ngjarje.
“Në këtë moment kritik, prej çdokujt kërkohet përgjegjshmëri dhe gjakftohtësi, shmangie e akteve të hakmarrjes, investigim për të vërtetën dhe imponim i drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kryepeshkopit Janullatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›