E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina ne flake ikin deputetete votes kunder reformave

Te tjera rreth shkrimit VIDEO ATHINE - Me voten pro paketes se re te reformave parlamenti grek arriti te shpetoje falimentimin e vendit por me kosto jo te vogel per dy partite me te medha ne vend PASOK dhe Demokracia e Re. 42 deputete u perjashtuan nga grupimet e tyre politike per shkak te votes kunder ndaj programit te ri ekonomik te propozuar nga qeveria Papademos.
Pas nje seance maratone dhe debateve te ashpra parlamenti miratoi me 199 vota pro masat e reja antikrize duke i hapur rruge marrjes se nje kredie te re nga partneret nderkombetare. Tkurrja e dy grupeve me te medha parlamentare ne vend pritet te sjelle ndryshime ne skenen politike te vendit pasi numri i deputeteve te pavarur ka shkuar gjithsej ne 63. PASOK numeron tashme 131 deputete nga 160 qe kishte ne fillim te legjislatures ndersa Demokracia e Re ka aktualisht 63 deputete nga 91 qe kishte ne fillim.

ATHINA NE FLAKE
Ndersa ne parlament votohej qendra e Athines u kthye ne nje shesh beteje te perfshire nga flaket. Pas dhunes qe u shenua jashte parlamentit ne fillim te protestes episodet u shtrine ne rruget rreth sheshit Sintagma. Persona te maskuar vune rreth 40 zjarre nga te cilat u dogjen plotesisht dhjetera dyqane banka kinema dhe ndertesa historike te Athines.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›