E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina paralajmëron Shkupin

Evangelos Venizelos, lideri i Partisë Socialiste greke PASOK, e cila është anëtare e koalicionit në pushtet, paralajmëroi se Greqia në qershor përsëri do të vendos veto në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Greqia është mbështetësi më i rëndësishëm dhe më i madh i perspektivës evropiane të IRJM-së, por sipas kornizës politike, institucionale, historike, kulturore evropiane për pranimin e vendeve të reja anëtare, absolutisht është e domosdoshme të zgjidhjen problemet ekzistuese para hapjes së negociatave për anëtarësim, deklaroi Venizelos.

Ai tha se Greqia vlerëson bisedimet e ndërmjetësit Nimic dhe është e gatshme të bisedoj në kuadër të marrëveshjes kohore midis dy vendeve.

Për IRJM-në, Greqia është mike reale dhe realisht portë për Bashkimin Evropian, shtoi Venizelos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›