E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina:Nuk jemi tërhequr nga negociatat për emrin

Athina nuk ka kërkuar ndërprerjen e përkohshme të negociatave lidhur me çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme greke, bëhet e ditur se zërat se Athina ka kërkuar ndërprerjen e negociatave janë të rremë. "Vlerësojmë se propozimi i fundit i ndërmjetësit Metju Nimic përfshin elemente që mundësojnë, nëse ka vullnet të mirë nga pala tjetër, të ketë një dinamikë që do të çojë drejt një zgjidhje", ka deklaruar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumucakos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›