E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e temperaturave,shtohen rastet e virozave tek fëmijët

Ulja e temperaturave ka rikthyer radhët e gjata në urgjencën e pediatrisë. Dy ditët e fundit ku moti është përkeqësuar ndjeshëm kanë reflektuar edhe në shëndetin e fëmijëve. Urgjenca e spitalit të fëmijëve në kryeqytet është mbipopulluar sërisht, ndërsa mjekët po përballen me vështirësi në menaxhimin e rasteve të shumta që paraqiten brenda një 24-orëshi. Problem shumë i madh për këtë urgjencë pediatrike, mbeten kushtet jo të mira të shërbimit. Prindërit ankohen se nuk është aspak ngushëlluese të kurosh fëmijën në një dhomë të jo të pastër. Prej muajit janar në të gjithë vendin është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat. Epidemiologët e ISH-së kanë konfirmuar se, statistikat janë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›