E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine 26 vjet burg per Alket Rizaj kercenon prokurorin

ATHINE-Oficeret e njesise policore greke kunder terrorizmit jane duke hetuar nese prokurori i Gjykates se Apelit Janis Angelis mund te jete ne rrezik nga shqiptari Alket Rizai i njohur nga opinioni per arratisjen spektaklora me me helikopter nga Koridhalosit te Athines ku vuante denimin per disa vepra te renda penale.
Keshtu citon sot grekja Kathimerini qe ben me dije se diten e enjte ndaj Alket Rizait u dhane denime te renda per te dhe te dashuren e tij qe e ndihmoi ne arratisje. Por duke se denimi prej rreth 26 vjet burg ka qene i papritur per shqiptarin qe mesohet se se ka bertitur dhe ka kercenuar prokurorin ne sallen e gjyqit. Duhet ti japesh llogari Sektit te Revolucionareve.

Shqiptari Alket Rizai u denua te enjten me 25 vjet dhe 10 muaj burg per largimin e tij nga Burgu i Koridhalosit te Athines me nje helikopter me grekun Palaiocostas Vasilis ne shkurt te vitit 2009. E dashura e tij Aspasia Mitropia u denua me 13 vjet dhe pese muaj burg nen akuzen se ndihmoi ne organizimin e arratisjes.

Por edhe pse vendimi u dha Policia tani eshte duke u marre seriozisht me kercenimin e Rizajt. Mediat greke sjellin ne vemendje se Sekti i Revolucionareve ka marre pergjegjesine per vrasjen e 41-vjecari Savvas Nektarios polic ne qershor te vitit te kaluar dhe ate te te gazetarit Giolias ne korrik te ketij viti. Ky sekt gjithashtu ka kercenuar vazhdimisht gjate kesaj kohe gazetare dhe anetare te trupit gjykues.

Skenaret e arratisjes se Alket Rizaj
Shqiptari Alket Rizai i cili vuante denimin per vrasje ne burgun e sigurise se larte Koridhalosit te Athines arriti te arratisej ne menyre spektakolare me nje helikopter se bashku Vasilis Paliokostas te denuar per grabitje banke. Arratisja ndodhi me 22 shkurt 2009 arratisje qe shkaktoi furtune ne administraten e burgjeve.

43 vjecari Vasilis Paliokostas nje prej krimineleve me te njohur ne Greqi ende nuk eshte arrestuar.

Me 22 shkurt 2009 autorietet e policise kishin gjetur helikopterin te braktisur ne periferi te Athines ndersa piloti u gjet i lidhur dhe syte te mbyllur me fasho. Ne deshmine e tij ne polici kishte thene se helikopteri ishte kerkuar nga nje cift i cili kishte deklaruar se do te benin nje shetitje. Helikopteri ishte marre me qera nga cifti disa here para se te ndodhte arratisja.

Per ngjarjen e ndodhur gjykata denoi me burg dy nga pese gardianet e burgut Koridhalos te Athines. Shefi i gardianeve u denua me tre vite burg dhe gardiani i sherbimit me gjashte muaj burg.

Kjo ishte hera e dyte qe dy te denuarit kishin arritur te arratiseshin nga burgu i sigurise se larte Koridhalosit. Heren e pare kishin arritur te largoheshin nga burgu i Koridhalosit ne qershor te vitit 2006. Helikopteri qe ishte ulur ne ambjentet u burgut arriti te mashtronte rojet te cilet mendonin se kishte ardhur nje inspektor i burgjeve. Me ndihmen e gazlotsjellesit te dy arriten te largoheshin te qete. Te dy ishin arrestuar ne gusht te 2008 per te arritur te shpetonin serish ne shkurt te 2009.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›