E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kapen ne port 250 kg droge

Nderkohe nje person u arrestua ne flagrances perkatesisht shtetasi Bektash Pirro Kalaj 36-vjec banues ne Orikum Vlore.

Kapja e ketij shtetasi eshte bere ne Piken e Kalimit Kufitar te Portit Vlore teksa do te udhetonte ne drejtim te shtetit Italian me mjetin tip kamion te markes SCANIA me targa TR 6932 T.

Bazuar ne informacionet e grumbulluara dhe hetimet e kryera nga Policia Kufitare ne bashkepunim me Sektorin Kunder Narkotikeve ky mjet i drejtuar nga shtetasi Bektash Kalaj u perzgjodh per kontroll te plote.

Nga kontrolli mbi catine e kamionit tip frigoriferik u vune re disa nderhyrje dhe mbi kete baze u be hapja e shtreses se siperme te mbuleses se kamionit ku u konstatuan 41 pako te medha me rreth 250 kg lende narkotike te dyshuar cannabis sattiva.

2010-11-12 1629

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›