E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine burg perjetepolicit ne 2008vrau adoleshentin

ATHINE- Burgim te perjetshem per policin grek qe qelloi per vdekje Alexandros Grigoropoulos. Ishte vrasja e 15 vjecarit ne 6 dhjetor te 2008-es qe nxiti protesta te gjata dhe te dhunshme te cilat kontribuan ne rrezimin e qeverise se qendres se djathte te Kostas Karamanlis. Gjykata ne Amfisa rreth 150 km nga Athina shpalli fajtor agjentin e policise Epaminondas Korkoneas per vrasje te vullnetshme duke e denuar me burgim te perjetshem ndersa kolegu i tij Vassili Saraliotis u denua me 10 vjet burg per perfshirje ne vrasje. Procesi gjyqesor kunder tyre nisi me 15 shkurt te ketij viti. Avokatet mbrojtes te 38 vjecarit Korkoneas deklaruan se dy policet qelluan ne ajer thjesht per tju pergjigjur provokimit te nje grupi te rinjsh mes te cileve ndodhej edhe viktima Grigoropoulos. Nga ana e tij mjeku ligjor konfirmoi se qe gjuajtja ne kraharor qe i shkaktoi vdekjen adoleshentit. Ajo u shkaktua nga nje rikoshete pasi plumbi goditi fillimisht nje ndarese trafiku. Por vertetoi gjithashtu se arma me te cilen u qellua ishte drejtuar ne lartesine e njeriut ashtu sic kane pohuar edhe shume deshmitare te ngjarjes. Keta te fundit madje kane perjashtuar cdo provokim nga 15 vjecari.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›