E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande-Suedi luhetkryendeshja e grupit E

AMSTERDAM -Holande-Suedi eshte ndeshja kryesore e eliminatoreve qe do te zhvillohen diten e marte duke qene se do te perballen dy ekipe mjaft te forta dhe qe deri tani kane arritur vetem fitore ne grupin E. Ne Amsterdam nenkampionet e botes synojne te arrijne fitoren e katert radhazi cka do ta hipotekonte para kohe kualifikimin per ne kampionatin europian.

Trajneri Bert Van Marvijk ka deklaruar se durimi do te jete arma me e forte e holandezeve ne kete takim. Kur nis nje ndeshje synon qe te shenosh sa me pare por jo gjithmone e arrin - tha tekniku holandez. ndash Kujtoni kampionatin boteror skuadra e mireorganizuara prisnin vetem per nje rast gjate gjithe ndeshjes dhe te ndeshkonin madje e benin dhe ne minuten e 80-te deklaroi me tej Van Marvijk. Trajneri i Holandes shpreson te kete te gatshem mesfushoret Uesli Shnajder dhe Mark Van Bomel per kete takim ndersa problemi me i madh ka qene Najxhell De Jong. Mbi te eshte krijuar nje polemike e vertete pasi ai eshte lene jashte per nje nderhyrje prej kasapi ndaj mesfushorit te Njukasellit Hatem Ben Arfa ne kampionatin anglez.

Nderkohe optimizmi ne kampin suedez eshte rritur shume nen drejtimin e trajnerit te ri Erik Hamren. Nordiket kane marre 6 pike nga 2 ndeshjet e para dhe kane treguar se e kane lene pas tranzicionin ne eliminatoret e kaluara. Zllatan Ibrahimovic eshte lideri i ketij ekipi nderkohe qe ne sulm do te mungoje sulmuesi me origjine shqiptare Emir Bajrami. Po ashtu jashte do te jete edhe mbrojtesi Olof Mellberg i cili doli me karton te kuq ne ndeshjen me San Marinon.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Holande-Suedi luhet kryendeshja e grupit E

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›