Athinë, mijëra njerëz në shesh përplasen me policinë
ATHINE- Greqia është përfshirë sërish nga kaosi ndërsa ndërsa nga vlerësimet e fundit policore rreth 70.000 qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese.
Pamjet televizive qe vijne nga Athina, sheshi Sintagma, tregojne per perplasje te qytetareve me policine. Policia është sulmuar me molotov, ndërsa ajo përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, por duket se është mjaft e vështirë.
Një protestë tjetër u shënua brenda Parlamentit, ku punonjësit e këtij institucioni refuzuan të vazhdonin punën, duke kërcënuar edhe me bllokimin e votimit në mbrëmje.
Punonjësit protestuan dhe ndërprenë disa herë fjalën e deputetëve pasi ata kundërshtojnë që të trajtohen si çdo nëpunës publik, si dhe heqjen e të ardhurave të tyre suplementare.
Parlamenti ndërpreu punimet për rreth 10 minuta për shkak të tensionit.
Greqia është paralizuar për të dytën ditë për shkak të grevës 48-orëshe nga sindikatat. Përqëndrime të mëdha njerëzish ka edhe në Selanik, Volos, Janinë, Patras dhe Heraklio.