PS akuza qeverise dhe ERE-s per mbifaturimet e energjise

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë dhe Entin Rregullator të Energjisë, për mbifaturimet e energjisë elektrike, të kryera nga kompania e shpërndarjes. Sipas tij, mbifaturimet në kurriz të konsumatorit, arrijnë në masën 18% më shumë, që përkthyer në shumë parash, shkon në 60 milionë dollarë.
Duke e cilësuar si skandal, ligjvënësi socialist akuzoi qeverinë se ka çuar vendin drejt një kolapsi energjitik. Duke komentuar privatizimin e sistemit të shpërndarjes, Ahmetaj hodhi hije dyshimi mbi privatizimet e ardhshme.