E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine protestekunder FMN e BEperleshje me policine

ATHINE- Me shume se 10 mije demonstrues marshuan ne rruget e kryeqytetit Grek Athine ne perkujtim te revoltes se studenteve te vitit 1973 kunder diktatures ushtarake.
Marshimi u mbajt nga qendra e Athines deri tek ndertesa Ambasades Amerikane nderkohe qe edhe kesaj here ajo nuk ishte e qete. Te rinjte qelluan policine me gure ndersa keta te fundit u pergjigjen me gaz lotsjelles. Kesaj here nuk pati as te plagosur e as te arrestuar.

Me shume se 6000 police ishin vendosur per te ruajtur rendin ne kryeqytet ndersa shume rruge ishin bllokuar pasi ne te shkuaren anarkistet e kane shfytezuar 17 nentorin per te sulmuar rajonet e policise dhe demtuar dyqanet dhe bankat.
Motoja e demonstrates se ketij viti ishin masat e kursimit te qeverise Papandreu nderkohe qe pjesemarresit mbanin pankarta me slogane kunder Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bashkimit Europian.

Te ngrihemi ne kembe kunder juntes se FMN-se shkruhej ne nje pankarte ndersa domonstruesit therrisnin nje zeri Duam pune jo reformat dhe papunesine.
Financat e Greqise jane nen mbikeqyrje te rrepte nga FMN-ja dhe BE-ja te cilet kane levruar nje pakete shpetimi te majme prej 110 miliarde eurosh per tre vjet ndersa pergjegjesi e qeverise ishte ulja e shpenzimve ngrirja e pagave dhe pensioneve si dhe nje sere masash te tjera.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Athine proteste kunder FMN e BE perleshje me policine

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›