Shqiperia barazimpa gola ne miqesorenme Maqedonine
KORCE- Kombetarja shqiptare ka barazuar 0-0 me Maqedonine ne ndeshjen miqesore te zhvilluar ne stadiumin e Korces. Ne nje atmosfere te mrekullueshme te krijuar nga mbi 8 mije vete te pranishem ne shkallet e stadiumit por edhe ne deget e pemeve rreth tij kuqezinjte kane arritur te dominojne por pa arritur te gjejne rrugen e golit.
Rastet kane qene te shumta sidomos ne pjesen e dyte por portieri i Maqedonise ka qene ndoshta nga lojtaret me te mire ne fushen e lojes. Ne pjesen e pare Shqiperia rrezikoi me disa goditje nga larg te Vangjelit dhe te Agollit ndersa maqedonasit paten vetem nje mundesi me nje goditje ne hyrje te zones. Nderkohe pjesa e dyte nisi menjehere me nje rast te arte per kuqezinjte. Duro pasoi bukur per Salihin ne zone por gjuajtja e ketij te fundit u prit me kembe nga portieri Nuredinovski. Nderrimet e shumta ia kane prishur disi bukurine lojes por gjithsesi fjalen e pare e kane pasur gjithnje futbollistet shqiptare ndersa Maqedonia ka qendruar gjate gjithe kohes ne mbrojtje.
Futja e Elis Bakajt ne minuten e 55-te beri qe loja e Shqiperise te ndryshonte totalisht. Fantazisti i Dinamos provoi ne fillim me nje gjuajtje nga larg dhe me pas me koke por pa rezultat. Bakaj tentoi edhe me nje goditje denimi ne minuten e 90-te por qe u grushtua ne korne ndersa ne minuten e peste shtese ishte shume prane golit. Goditja e tij nga 30 metra ishte teper e rrezikshme por u grushtua nga portieri. Miqesorja ndaj Maqedonise ishte ndeshja e fundit e kombetares per vitin 2010. Ajo u luajt per here te pare ne Korce ne nje ambient te mrekullueshem te krijuar nga tifozet e shumte.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb