Athinë, vritet një shqiptar

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi sot në “Kalithea” të Athinë, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe një grua nga Ukraina. Shqiptari së bashku me shtetasen ukrainase, ndodhej brenda një automjeti kur është qëlluar me breshëri armësh nga persona të armatosur.
Shqiptari mbeti i vdekur në vend, çka do të thotë se ekzekutimi ishte menduar dhe planifikuar mirë. Policia greke shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por jo aq shpejt sa mund të kapte autorët, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë. Hetimet kanë nisur tashmë për të zbardhur rrethanat e krimit. /Start/
2012-08-31 09:56