Ksera: Dy politikat për të moshuarit

Në qendër të këtij aktiviteti ishte diskutimi i politikave qeveritare për moshën e tretë, në mënyrë të veçantë draftLigjit për Moshimin – një akt ligjor që pritet të sjellë përmirësim të mëtejshëm të nivelit të jetesës së të moshuarve, nëpërmjet njohjes të të gjitha të drejtave dhe detyrimit të institucioneve për t’i realizuar ato.
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, u ndal në politikat që ka hartuar dhe zbatuar Qeveria, të cilat kontribuojnë në rritjen e të ardhurave të të moshuarve, përmes rritjes së përvitshme të pensioneve, nga njëra anë, dhe rritjes së numrit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe sociale, nga ana tjetër.
“Për të zbutur problemet e mprehta me të cilat përballet mosha e tretë, Qeveria së fundi ka ndërmarrë iniciativën për hartimin e një ligji të veçantë, ku do të përfshihet përkrahja shtetërore ndaj individëve të moshës së tretë, u shpreh Ksera. Bashkëpunimi dhe mbështetja e OKB me ekspertët e saj më të mirë për përgatitjen e një ligji bashkëkohor dhe në përputhje me dokumentet ndërkombëtare për moshimin është e mirëpritur.”
Duke u ndalur tek fenomeni i plakjes së popullsisë që ka përfshirë vendet e Evropës, ku në 15 vitet e ardhshme parashikohet që mosha e tretë të zërë nga 20% që është sot në 33% të popullsisë, Ministri i Punës theksoi se edhe pse në Shqipëri mosha e tretë përbën rreth 9% të popullsisë, kjo përqindje pritet të rritet vitet në vazhdim ndaj “është detyrë e të gjithëve t’i paraprijmë situatës së plakjes së popullsisë dhe kujdesin ndaj moshës së tretë ta konsiderojmë detyrim social, shtetëror, komunitar dhe familjar, për të ndërtuar një ‘shoqëri pa mosh뒔.
2012-08-30 12:48