E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athletico Madrid, për qejfin e Messit

Supersfida mes Barcelonës dhe Athletico Madrid pritet të vë përball dy golashëneusit më të mirë në La Liga, Messin dhe Falcaon.

Portieri Courtouis dhe mbrojtësit e Athleticos e njohin mirë Messin pasi që pikërisht ndaj kësaj skuadre, Messi ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet e fundit. Në 14 ndeshje që ka patur përballë Atleticon ka arritur të shënojë plot 18 gola.

Në sezonin e shkuar, gjatë fitores 5-0 të Barcelonës në "Camp Nou" Messi arriti të shënojë tre herë, ndërkohë nuk mbeti pa gol as në ndeshjen e "Vincente Calderon", e fituar 1-2 nga blaugranat./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›