E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni i Brazilit ka arritur të dobësohet

Më në fund ish-lojtari fenomen i Brazilit ja ka arritur të dobësohet. Tre muaj pas marrjes së vendimit për të ulur barkun dhe hequr dhjamin, Ronaldo është shfaqur në mediat braziliane me një fizik të admirueshëm.

Lojtari ka ndjekur një dietë intensive me mjekë të specializuar dhe gjithçka është regjistruar në televizion dhe është shfaqur në mediat e braziliane. Por ajo që nuk është publikuar nga Ronaldo dhe stafi i tij është sesa kilogramë ka humbur.

Pas largimit nga futbolli, Rondalo psoi transformim duke shtuar shumë në peshë dhe duke humbur aftësitë e tij prej një sportisti profesionist./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›