E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico Madrid, Aguirre, nje humbje e ndan nga stoli

Sipas gazetes “Marca”, nje humbje e mundshme perballe Liverpool mund te shenoje edhe fundin e aventures se Aguire.

Dite te veshtira per trajnerin e Atletico Madrid, Javier Aguirre. Argjentinasi i stolit te madrileneve ka koleksionuar humbjen e trete rresht ne kampionat, duke vene ne dyshim pranine e tij ne stolin e skuadres “Rojiblancos”.

Disfata 2-1 ne derbin me Real Madrid ka bere qe Aguirre te shihet edhe me me shume dyshim nga tifozet dhe drejtuesit, te cilet nuk e kane gelltitur dot kete humbje dhe ate paraardhese 6-1 ndaj Barcelones. Sipas gazetes “Marca”, nje humbje e mundshme perballe Liverpool mund te shenoje edhe fundin e aventures se Aguire.

Nga sondazhet e gazetes ka dale se ai cilesohet si pergjegjesi kryesor i krizes ne te cilen eshte futur skuadra madrilene, e cila eshte ndalur ne kuoten e 9 pikeve ne kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›