E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cannavaro: "Ndeshja kundër Juve, ndryshe nga të tjerat”

“Ndeshja kundër Juventus për mua është një sfidë speciale. Jam i lumtur të kthehem dhe të gjej persona me të cilët kam kaluar dy vite fenomenalë”. Kjo është deklarata e Fabio Cannavaro-s gjatë një interviste të dhënë në sitin zyrtar të Real Madrid në prag të ndeshjes së ditës së martë në Champions League.

“Nuk do të shkojmë në Torino për të humbur, - vazhdoi mbrojtësi i Real Madrid, - jam i bindur se mund të dalim të paktën me një pikë. I kemi mundësitë për ta përballuar Juven”

“Në Torino kam luajtur vitet më të mira të karrierës sime sportive. Kam fituar dy tituj, edhe pse më pas na i hoqën. Kam një raport të shkëlqyer si me ish-shokët e mi ashtu dhe me tifozët, por besoj se nesër do të më fishkëllejnë pasi ika kur Juve u rrëzua në Serie B. Kjo nuk u pëlqeu njerëzve”.

LIGA E KAMPIONEVE

DITA 3

E martë, 21 tetor 2008

E Vilareal-Alborg

E Man.Jun.-Sëlltik

F Bajern-Fiorentina

F Steaua-Lion

G Fenerbahçe-Arsenal

G Porto-Dinamo Kiev

H Zenit-Bate

H Juventus-Real Madrid

E Hene, 20 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›