Atletico Madrid “blindon” kreun, 2-0 përballë Sociedad

Golat e shënuar në pjesën e dytë nga Mario Hermoso dhe Marcos Llorente i kanë dhënë Atletico Madrid një fitore 2-0 në fushën e Sociedad, duke bërë që të distancohen me tri pikë nga ndjekësi më i afërt, Real Madrid.
Skuadra e trajnerit Simeone arriti të shënojë golin e parë në minutën e 49-të me anë të Hermoso, i cili goditi bukur me kokë. Goli i dytë, që i dha qetësinë skuadrës u shënua në minutën e 74-ët nga Llorente, që goditi saktësisht në hyrje të zonës.
Me këtë fitore Atletico është ngjitur në kuotën e 32 pikëve, 10 fitore në 13 ndeshje të luajtura. Ndërkohë, ndjekësi më i afër, Real Madrid ka një ndeshje më shumë.
Nga ana tjetër, Sociedad mbetet në vendin e tretë, por i duhet të gjejë një mënyrë për të përmirësuar situatën aktuale, pasi kanë humbur tri ndeshjet e fundit dhe kanë barazuar në tri të mëparshmet.