E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zidane: Fjalët e Koeman? Unë nuk flas kurrë për gjyqtarë

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, foli në prag të ndeshjes kundër Granada: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne do të përballemi me një ekip që po kalon një sezon të shkëlqyer. Ne duhet të jemi të përgatitur, por edhe më shumë në ndeshjen e nesërme sepse Granada po luan shumë mire”.

Gjendja e Modric: “Ai ka një problem dhe si gjithmonë ne shpresojmë se do të ketë pak pasoja, por ne nuk do ta rrezikojmë atë dhe të shohim nëse mund ta rikuperojmë gjatë këtyre ditëve të pushimit”.

Fjalët e Koeman për penalltinë e Ramos: “Më shqetëson sepse kurrë nuk flas për gjyqtarët dhe kurrë nuk do ta flas. Nuk kam asgjë për të thënë, ne mendojmë vetëm për Granadën”.

Casillas kthehet në Madrid: “Ne e dimë kush është ai, çfarë ka bërë dhe çfarë është për Real Madrid dhe ky është një lajm i mirë. Është klubi i tij dhe ai është këtu për të punuar dhe për të kontribuar me përvojën e tij. Është një lajm i mire”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›