E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atletico kalon pengesën Elche, Simeone: Çdo fitore eshtë e rëndësishme

Në javën e 34-ët  në  La Liga, Atlético Madrid ngrihet pas hapit të gabuar në Bilbao dhe u bën presion ndjekësve. Colchoneros fitojnë 0-1 në fushën e Elche falë golit të Llorente në minutën e 23-të, por në fund i njëjti mesfushor shkakton një penallti: Fidel godet shtyllën dhe Atletico shpëton mrekullisht.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, pas suksesit në fushën e Elche, tha: “Ne po hyjmë në një muaj vendimtar dhe çdo fitore është një hap shumë i rëndësishëm. Kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyer, një nga më të mirat krahasuar me ndeshjet e fundit jashtë. Përparësia duhej të ishte më e gjerë dhe nga 15 minutat e para të pjesës së dytë ne ndaluam sulmin”.

“Elche dribloi dhe në fund të lojës ata shtynë shumë përpara. Jam akoma shumë i kënaqur me mënyrën se si u futën lojtarët e mi në fushë “. Ai më pas shtoi: “Unë dua të përqendrohem në aspektet pozitive. Ka kaq shumë gjëra pozitive, një Carrasco i shkëlqyer, Hermoso, forca e Savic dhe Giménez, një lojë e shkëlqyer e Kondogbia, Suárez u kthye në lojë mbi 80 minuta pas dëmtimit dhe këto janë gjëra të shëndetshme për ekipin. Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë gjatë javës. “

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›