E Enjte, 5 Nëntor 2026

Real Madrid, me hapin e kryesuesit

Real Madrid ecën me hapin e kryesuesit, por vuan shumë për të thyer një skuadër si Osasuna, për të qëndruar -2 nga Atletico e vendit të parë. Casemiro dhe më pas Asensio dhanë një pamje të qartë se si do shkonte fati i kësaj sfide me rastet e krijuara. Por një goditje tinzare nga  Manu Sanchez mund të kishte dhuruar surprizën e madhe, nëse Courtois nuk do të ishte treguar në lartësinë e duhur. Gjithsesi, është portiere i miqve ai që mer përsipër të bëjë rolin e heroit në të paktën tre raste, me Hazard dhe me Militao dy herë.

Pjesa e parë e Valdebebas përfundoi me një gol të anuluar të Avila për offside. Një goditje nga Moncayola devijohet me vështirësi nga Courtois, ndërsa Militao humbet një tjetër mundësi për të shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 61-të Martinez Calvo u gjend ballë për ballë me portierin e blancos, por humbi kontrollin dhe eliminoi një mundësi të artë.

Ndeshja dukej e destinuar për një 0-0 sterile, por në finale arrijnë dy gola nga të besuarit e Zidane. Në minutën e 76-të Militao, në përpjekjen e tij të katërt, arriti të zhbllokojë sfidën, ndërsa katër minuta më vonë është Casemiro që dyfishon, duke siguruar fitoren e radhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›