E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atletiko bie në Majorka, Muriqi ndëshkon Simeonen

Një hap i gabuar i Atletikos në fushën e Majorkës dhe tashmë Colchoneros rrezikojnë edhe vendin e katërt, ndërsa për skuadrën Balearic, tri pikë thelbësore përsa i përket sigurisë pas shtatë humbjeve radhazi. E ndikuar nga lodhja fizike e ndeshjes së Champions League kundër Manchester Cityt dhe me mendje(ndoshta) në ndeshjen e kthimit të mërkurën, Atletiko doli në fushë e shkarkuar dhe e pakënaqur. Griezmann dhe Suarez nuk thumbojnë dhe mbështeten keq nga shokët e tyre deri në atë pikë sa të dy zëvendësohen, vendasit thjesht nuk rrezikojnë dhe rezultati është një lojë pa emocione të mëdha.

Më pas duhet një episod për ta zhbllokuar sfidën, i cili vjen me përpikmëri në minutën e 68-të, kur arbitri, me ndihmën e VAR, jep një penallti për Majorkën. Nga pika është ish-sulmuesi i Lacio, Muriqi, me golin e tretë në Ligë , për t’u dhënë avantazhin e çmuar vendasve. Reagimi i Alteticos është më shumë zemërimi sesa loja, nuk mjafton të thyhet muri i Majorkës dhe tani Simeone po luan sezonin kundër Guardiolës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›