Brukseli: Pasuritë e oligarkëve me vlerë gati 30 miliardë euro janë ngrirë në BE
Komisioni Evropian tha të premten se qeveritë e Bashkimit Evropian kishin ngrirë rreth 30 miliardë euro (32.6 miliardë dollarë) asete të lidhura me oligarkët dhe njerëzit e tjerë të sanksionuar nga BE që nga fillimi i luftës në Ukrainë raporton Reuters.
Komisioni tha se shtetet kishin informuar ekzekutivin e BE-së se 29.5 miliardë euro asete ishin ngrirë, duke përfshirë anije, helikopterë, pasuri të paluajtshme dhe vepra arti.
Për më tepër, rreth 196 miliardë euro transaksione janë bllokuar, tha Komisioni. Ai tha se vetëm rreth gjysma e 27 vendeve të BE-së kanë raportuar deri më tani masat që kanë marrë për të ngrirë asetet.