Atletiko shtang Betis, -2 nga Reali

Atletiko Madrid I rikthehet fitores, duke prekur njëkohësisht dhe zonën Champions në La Liga. Një sukses kundër një kundërshtari direct për vednin e katërt, 3-0 përballë Betis. Madilenët dominuan në pjesën e parë, u shfaqën shumë herë në zonën e Bravo, duke iu afruar golit me Griezman e Correa. Avantazhi i të besuarve të Simeones, në tribunë për shkak të skualifikimit, vjen në minutën e 26-të, kur Carrasco kalon Montoya dhe godet saktësisht në portën e mbrojtur nga Bravo.
Në pjesën e dytë Hermoso është afër dyfishimit, Willian José tenton të barazojë me një goditje me kokë. Atletico, megjithatë, gjeti 2-0 në minutën e 63-të, me autogolin e Pezzella, i cili devijoi një goditje të Griezmannit në portën e tij. Në të 80-ën ka kohë edhe për golin e tretë të firmosur nga Joao Felix.
Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në 22 pikë, vetëm dy pikë më pak se vendi i parë, ndërsa Betis mbetet vetëm pas, në 21, me një ndeshje më shumë të luajtur. Madrilenët janë plot besim për ndeshjen ndaj Liverpoolit, të mërkurën në mbrëmje, në grupin e Milanit në Champions League.