E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpuli barazon, Siti humbet, Çelsi arratiset

Chelsea ka krijuar distancë nga ndjekësit në Premier Ligë, duke përfituar nga gabimet e këtyre të fundit si dhe duke marrë një fitore 3-0 në shtëpinë e Newcastle. Të privuar nga Lukaku e Werner, të dëmtuar, të besuarit e Tuchel kanë arritur të zgjidhin situatën në pjesën e dytë me anë të James 65’ dhe 77’ si dhe Jorginho 81 me penallti. 25 pikë për Blutë e Londrës, të cilët kanë krijuar një diferencë prej tri pikësh me ndjekësin më të afërt, Liverpool.

Të besuarit e Klop janë surprizuar në shtëpi nga Brighton në një barazim 2-2. Në fakt “Reds” arritën të gjejnë avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë me Henderson 4’ dhe Mane 24’. Mwepu 41 dhe Trossard 65’ barazuan sfidën në 2-2. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve deri në sinjalizimin e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar.

Manchester City  ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi, 0-2 përballë Crystal Palace. Formacioni i Pep Guardiolës mori një goditje që në minutën e 6-të të takimit, Zaha arriti të gjejë goli për Crystal Palace. Për të komplikuar akoma më shumë situatën për “Qytetarët” ka menduar Laporte, i cili është ndëshkuar me kartonin e kuq në fundin e pjesës së parë. Dy minuta para fundit Gallagher ka dhënë goditjen përfundimtare duke firmosur 0-2.

Arsenali ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme, 2-0 në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Leicester. Gabriel 8’ dhe Smith Rowe 18’ kanë kompletuar suksesin e “Topçinjve”, i dyti radhazi në Premier Ligë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›