E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletja indiane arrestohet me akuzën e përdhunimit

Share

Policia në Indi ka arrestuar një atlete me akuzën e përdhunimit dhe me dyshimin se ajo mund të jetë mashkull.

Pinki Pramanik u arrestua pas akuzave të partneres së saj, gjithashtu një femër, raporton BBC.

Policia thotë se ka kërkuar lejen e gjykatës për të bërë një test për të parë gjininë e atletes.

Pramanik ka hedhur poshtë akuzat dhe ka akuzuar partneren e saj për mashtrim. Ajo nuk ka pranuar as ti nënshtrohet testit.

I jam nënshtruar shumë testeve gjatë karrierës sime si atlete. Pse duhet të pranoj më shumë teste qesharake, tha ajo.

Ajo ka fituar medaljen e artë në stafetën 4X400 në Doha Asiad.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›