Elvana Gjata, fituesja e Dancing with the Stars
Elvana Gjata është fituesja e edicionit të tretë të spektaklit Dancing with the Stars Albania. Pas një maratone te gjate vallëzimi te gjashte çifteve finaliste, teatri i magjisë se vallëzimit kurorëzoi si mbretëreshën e tij, këngëtaren Elvana Gjata. Ajo sfidoi ne finalen e kësaj mbrëmjeje artistin nga Kosova, Vedat Ademi. Kombinimi i votave te jurisë dhe publikut ishin vendimtare ne përcaktimin e fituesit, qe ka marre edhe çmimin special, një apartament luksoz ne Tirane. Ky ishte fundi i rrugëtimit te suksesshëm te prodhuar nga Tring e Vizion Plus, i cili zgjati për 12 jave. Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, ky i treti prezantoi formula te reja. Ishin plot 14 personazhe VIP ata qe u përzgjodhën nga producentët për te qene pjese e sfidës se kërcimit. Megjithatë, për ti qëndruar besnik premtimit për një sezon te ri me surpriza producentët e Dancing Albania, surpizuan jo vetëm publikun por edhe vete konkurrentet kur ne puntaten e 9-te, publiku përmes votimit iu dha mundësi tre prej yjeve te larguara te riktheheshin ne gare. Ne 3 te enjtet e fundit gara u be edhe me forte, derisa u kurorëzua me çmimin e pare për Elvana Gjaten.