Atletja nga Ulqini betohet para kryebashkiakut! Veliaj: Tashmë shqiptare jo vetëm me gjak

Alisia Paljeviç (Alyssia Paljevic) është shtetasja më e re e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë, është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alisian, krenari të kombit tonë.
Ai shton se tashmë Alisia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.
“Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.
Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.
Urime! Na bëj krenarë”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.
/rtsh.al/