Atmosferë e ngrohtë në prag të PortugalisëMigen Memelli e Jahmir Hyka, i pari kampion me Tiranën dhe i dyti një ish-lojtar i saj, kishin se çfarë t’i urojnë njëri-tjetrit.Ansi Agolli mund t’i drejtohet kësaj vere Ukrainës, dhe nuk mund të marë

(FOTO-REPORTAZH)- Migen Memelli e Jahmir Hyka, i pari kampion me Tiranën dhe i dyti një ish-lojtar i saj, kishin se çfarë t’i urojnë njëri-tjetrit kur dy lojtarët e Kombëtares u nisën për në Durrës për të nisur ditët stërvitore anti-Portugali.
Hyka: “Migen, urime për ‘këpucën e artë’, u tregove fantastik. Norvegjia e Suedia të paskan mësuar shumë”. Memelli: “Jahmir, urime dhe ti për Maincin dhe ngjitjen në Bundesligë e Parë”.
Atmosfera është e ngrohtë. Ansi Agolli mund t’i drejtohet kësaj vere Ukrainës, dhe nuk mund të marë inforamcione më të sakta sesa nga Dorian Bylykbashi, kapiteni virtuoz i Krivbasit. Por, Dori shton: “Kapiteni tani është Isli Hidi, ia dorëzova atij shiritin”.
Elis Bakaj, blerja më e shtrenjtë në merkaton e brendshme shqiptare, kur sulmuesi i Dinamos u transferua në janar nga Partizani te ish-kampionët, mendon për një tjetër lëvizje, kësaj radhe jashtë Shqipërisë. E bëri më parë në korrikun e vitit 2006, kur për pak ditë veshi bluzën e Janinës. Refuzoi në vazhdimësi disa oferta të vogla, por tani ka disa dhe këtë nuk mund të rijë pa ja treguar Jetmir Sefës, fantazistit të ri të Tiranës. Vrapi është aty, dhe ai mendon një lëvizje drejt Gjermanisë.
Elvin Beqiri është një “dhelpër e vjetër”. Inteligjent, i sjellshëm,
interesant, shumë simpatik si Kristiano Ronaldo, por në një version
“Vllaznie”, nënkampioni.
Emiljano Vila, talenti durrsak është i kërkuar në tregun mediatik. Bëri bujë gjatë sezonit që u mbyll. Por, durrsaku i vetëm i këtij grupi lojtarësh të Kombëtares, është i gatshëm t’i shënojë Portugalisë, ashtu siç bëri dhe kundër Milanit. Një lëng portokalli ia ushqen ëmbëlsisht idenë.
E Shtune, 30 Maj 2009