E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe: “Jam për futboll sulmues”Trajneri i Kombetares: " E pres ndeshjen kundër Portugalinë me një ndjenjë të mirë. Besoj se këtë e përjetojnë edhe lojtarët. Ne do të shkojnë në atë ndeshje, edhe një herë tjetër me më shumë energji për të bërë

Trajneri i ri i Kombëtares, Josip Kuzhe, u shfaq i sigurt para gazetarëve, edhe pse shefi mediatik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona, e konsideroi atë si të parën konferencë zyrtare të pasardhësit të Ari Hanit. Kuzhe foli para medias në rezidencën e Kombëtares në hotel “Dyrrah” në Durrës.

Zoti Kuzhe, prej dhjetë ditësh ju jeni emëruar trajneri i Kombëtares, ndërkohë që nga e premtja e keni filluar punën në fushë me lojtarët. Cila ka qenë thelbi i punës suaj gjatë këtyre ditëve?

Qysh në momentin që unë mora drejtimin e Kombëtares, kemi diskutuar në detaje me drejtuesit e Federatës në lidhje me synimet dhe objektivat, si për nivelin e futbollit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti për ekipin Kombëtar, ku është edhe fokusuar puna ime.

Për të folur më në detaje, ku është fokusuar ajo?

Për momentin jemi duke vendosur piketa për disa politika afatgjata, ku pa dyshim janë dhe disa objektiva afatshkurtra. Objektivi afatgjatë i futbollit shqiptar është rritja e paraqitjes sonë në një nivel më të lartë ndërkombëtar, dhe natyrisht që objektivi ynë kryesor imediat është të bëjmë paraqitje të suksesshme në tri ndeshjet e fundit eliminatore dhe të krijojmë atmosferë të këndshme dhe përgatitje të mira për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kampionatit të ardhshëm Europian.

Zyrtarisht unë fillova me punën time, dhjetë ditë më parë, por praktisht e bëra atë vetëm para tri ditësh. Gjithmonë, në punën e trajnerit të ekipit Kombëtar është një linjë e përhershme, një  momente tradicional i punës së tij. Fillimisht unë bëra përzgjedhjen e 27–të lojtarëve. Natyrisht, unë u përpoqa të mblidhja sa më shumë informacione, pashë disa ndeshje në fushë, disa DVD-i, dhe me ndihmën e disa ekspertëve të federatës unë hartova emrat e kandidatëve për ndeshjen zyrtare kundër Portugalisë dhe miqësores me Gjeorjginë.

Tani ne kemi hartuar një program dhjetë ditor stërvitor. Gjatë këtyre ditëve, natyrisht që do të bëjmë edhe seleksioninim e 18-të lojtarëve për ndeshjet kundër Portugalisë e Gjeorgjisë.

Pas këtyre ndeshjeve, unë do të ngadalësoj pak punën, duke synuar në modelimin përfundimtar të lojës sonë sipas karakteristikave më të mira të futbollistëve tanë. Do të përpiqemi të organizojmë disa ndeshje për të qartësuar konceptin organizativ dhe sistemin e lojës. Natyrisht, do të punojmë shumë në vizioni taktik dhe të përmirësojmë këtë organizim të lojës.

Do të përpiqemi që të përmirësojmë edhe anën individuale të lojtarëve. E di se është një kohë shumë e shkurtër, vetëm shtatë ditë, por sipas eksperiencës sime, unë besoj se me aftësitë e mia ne mund t’i japim një fytyrë skuadrës, lojës sonë dhe taktikës si individuale ashtu dhe atë ekipore.

Unë kam parë dje (të premten) dhe sot (të shtunën), lojtarë me eksperiencë dhe me dëshirë e frymëzim për t’u stërvitur, për të ndërtuar një skuadër me shpirt fitues për të dhënë më të mirën e tyre në një ndeshje shumë të vështirë si ajo kundër Portugalisë. 

Do të bëjmë një plan pune për veprimet tona, ku do të mbizotërojë normalisht ana taktike, kur të gjithë lojtarët do të kem nga dita e hënë në dispozicion, e që për më tepër janë ata që kanë edhe më shumë eksperiencë.

Ne do të kemi gjithashtu një ndeshje miqësore me skuadrën Kombëtare U-17, ditën e martë. Në këtë ndeshje do të përpiqem të mbledh e të gjykoj mbi të gjitha përshtypjet e mia mbi lojtarët që kam në dispozicion. Pas seancave të tjera stërvitore, të ditës së mërkurë e të enjte, besoj se do të kem krijuar edhe një ide reale mbi një “ekip në letër” me futbollistët që do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Portugalisë, për t’u shpjeguar dhe motivuar për këtë takim. 

E pres ndeshjen kundër Portugalinë me një ndjenjë të mirë. Besoj se këtë e përjetojnë edhe lojtarët. Ne do të shkojnë në atë ndeshje, edhe një herë tjetër me më shumë energji për të bërë një takim të mirë. Për t’i bërë edhe një herë tjetër shqiptarët të lumtur.

Informacionet që mbërrijnë nga kampi portugez, deklarimet e trajnerit Karlos Kuerioz, flasin për një presion psikologjik të madh për kundërshtarët tanë. A e shihni këtë si një avantazh?

Këtë situatë të tyre e konsideroj normale. Edhe unë jam në dijeni në lidhje këto informacione. Gjithsesi, për të qenë i sinqertë, duke parë edhe që kërkojnë të arrijnë në Tiranë portugezët, lojtarët cilësorë që ajo ka në grup, nuk do ta konsideroja një avantazh të madh. Do të më pëlqente më shumë të luaja në kushte normale kundër Portugalisë, që dhe ata të kishin edhe një mundësi për të humbur. Normalisht, që edhe ne do të jemi të motivuar, ashtu siç mund të jenë ata dy herë më shumë të motivuar se ne. Gjithsesi, ne luajmë në shtëpinë tonë e do të luajmë shumë mirë e do të përpiqemi të ndalojmë lojën e tyre. Më duhet të theksoj se suksesi i Shqipërisë në Portugali me ekipin Kombëtar, e shoh si një disavantazh për ne. Në opinionin tim, e di se Portugalia do të luajë kundër nesh nga minuta e parë dhe deri te e fundit në sulm, me shumë përqendrim, energji dhe motiv për të marrë rezultat të mirë.

Ndeshja e parë kundër Portugalisë përfundoi në barazim 0-0, një rezultat i madh për Shqipërinë. Mendoni se do të ishte një sukses për ju, nëse dhe takimi i 6 qershorit do të përfundonte sërish në barazim?

Pa dyshim. Mendoj se këtë situatë, barazimi në opinionin tim do të ishte një sukses për futbollin shqiptar.

I keni parë lojtarët në dy seanca stërvitore. A keni krijuar një përshtypje të parë, edhe pse ju mungojnë edhe dhjetë futbollistë nga lista juaj?

Qysh në ditët e para e mia kam mbledhur informacion të mjaftueshëm. Pashë disa DVD-i, fola me zotin Bariç, por edhe me shumë njerëz që kanë eksperiencat e tyre me futbollin shqiptar. Por, sigurisht unë u besoj përshtypjeve të mia në fushën e lojës. Gjithsesi, përshtypja ime është ajo që dhe kisha konstatuar më parë se kam në dispozicion lojtarë shumë të mirë nga ana teknike.

Natyrisht, që unë do të kem mundësinë për t’i parë ata në luftojnë në situata të vërteta, kur ata do të ndeshen për të fituar apo për të marrë një rezultat tjetër. Më duhet të pranoj se kemi disa lojtarë që luajnë futboll të bukur e në kampionate të nivelit të lartë ndërkombëtar. Dhe kjo është e rëndësishme për të krijuar të njëjtën atmosferë kompeticioni edhe në grupin e lojtarëve të Kombëtares. Unë besoj se me aftësitë teknike dhe me mendjen time, ne mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer nga ana taktike, e në të njëjtën kohë argëtuese. Nga eksperienca ime dhe nga ajo që unë kam parë në këto ditë, unë kam bindjen e plotë, se Shqipëria mund të jetë seriozisht një ekip shumë i mirë.

Nuk dëshiroj ta them këtë vetëm për ndeshjen kundër Portugalisë, por dhe atë kundër Danimarkës apo Suedisë, por dhe për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Nëse do të më pyesnit për përshtypjen bazë, të cilat janë shumë të rëndësishme për një trajner në fillimin e punës së tij, do të thoshja se futbolli shqiptar ka potencial.

Shqipëria e shtatë ndeshjeve të para eliminatore ka treguar se nuk është një ekip që shënon shumë, vetëm tre gola, dhe ato kundër Maltës. A do të arrijë formacioni që do të hedh Kuzhe në fushë të shënojë golin e shumëpritur kundër Portugalisë pas pesë takimesh?

Shpresoj që të ndodhë kështu. Kur fola me drejtuesit e federatës, u pata thënë se si trajner kam njohuritë e mjaftueshme që në mënyre speciale në organizimin e ndeshjes. Në opinionin tim, pika ime më e fortë është taktika. Për më tepër, nuk jam trajner i ri. Trajnerët e rinj më shumë mendojnë për mbrojtjen, pasi taktika e mbrojtjes është shumë e thjeshtë, kurse ajo sulmuese është realisht është pak më e vështirë. Mund të ndihmoj në organizmin e lojës në sulm, dhe kam bindjen se pas disa ndeshjesh ne do të jemi shumë të suksesshëm edhe në shënimin e golave, apo në krijimin e mundësive të shënimit të golit. 

Shumë trajnerë e shohin anën ofensive të lojës, të ndërtuar mbi një lojtar të lirë, duke shpresuar se do të jenë të rrezikshëm në sulm, duke u bazuar në shpejtësinë e befasinë e këtij tipi lojtari. Jam një trajner që më pëlqen shumë loja kombinateve, dhe loja kombinateve nuk bazohet mbi lojën e lirë, por mbi organizimin. Kjo varet nga trajneri, dhe është ai që duhet t’ua përcjellë lojtarëve. Gjithmonë shtrohet një pyetje, se kush është një trajner i mirë? Dhe përgjigja është një trajner që njeh taktikën dhe lojën kombinateve, por ky është një proces. Nuk është thjesht të thuash se do të luaj e do të fitoj. Por, fitorja vjen si rezultat i këtij procesi. Sistemi taktik është përmbajtje teorike, por është trajneri ai që do t’ua transmetojë atë lojtarëve. Jam i bindur se jam i zoti t’ua japë atë futbollistëve.

Ju do të qëndroni në Shqipëri dhe natyrshëm që do të keni mundësi për të parë futbollistët e kampionatit?

Unë do të ndjek në aksion thuajse të gjitha ekipet shqitparë gjatgë zhvillimit të sezonit të ardhshëm, për të kërkuar disa lojtare të rinj. Ne e kemi aktualisht ekipin, por disa lojtarë janë të vjetër në moshë. Nuk them se do të ndërtoj një ekip të ri të plotë, pasi 60-70 për qind të ekipit ne e kemi edhe për disa vite të tjerë. Megjithatë, do të ishte sukses i madh për mua, dhe për njerëzit që punojnë me mua të gjejnë disa lojtarë të rinj, për të ndërtuar një ekip të ri, pasi kemi disa lojtarë, që për të qenë realistë nuk mund të jenë pjesë e grupit për kualifikueset e Kampionatit Europian, pasi tani janë ndoshta 32-33 vjeç e atëhërë do të jenë 34 apo 35 vjeç. Këtë nuk e them se do ta bëj tani në këtë moment, pasi më parë më duhet të krijoj përshtypjet e mia. Gjatë verës duhet të kemi mundësinë të krijojmë imazhin e ri të ekipit, të gjejmë lojtarë të rinj. Unë do të përpiqem të krijoj skeda për çdo lojtar, të shikoj nga afër çdo ekip në Shqipëri, por dhe disa kandidatë potencialë nga jashtë. Janë shumë lojtarë që luajnë jashtë e luajnë mirë.

Cila ishte përshtypja juaj për ndeshjen Partizani-Kastrioti, meqënëse ju e ndoqët atë në stadium?

Pashë vetëm 45 minutat e para në stadium, dhe ndoqa edhe disa minuta nga pjesa e dytë përmes televizorit në hotel, pasi kishim stërvitje. Ishte një lojë e kënaqshme, por më mua ishte realisht e vështirë për të nxjerrë një përfundim në lidhje me lojtarët. Respektoj çdokënd, por dje (të premten) ishte një ndeshje speciale për play-out, e nuk mund të analizoj dot detajet. Ndeshja ishte gjithashtu interesante, pasi luanin dy skuadra të nivelit të dytë.

E Shtune, 30 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›